Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy shqiptarëve, babë e bijë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesnatë, shkruajnë mediat greke.
Të dy ishin duke udhëtuar me një makinë “Ford” kur janë përplasur me një pemë.
Aksidenti tragjik ndodhi në Rodos. Viktimat janë të moshave 60 vjeç dhe 30 vjeçe, respektivisht babë e bijë, raporton syri.net
Të dy janë dërguar me urgjencë për në spital, por nuk kanë mundur që ti mbijetojnë plagëve të rënda.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia që ka nisur hetimet në lidhje me këtë përplasje fatale për dy shqiptarët.

Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...