Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të ndodhur në Greqi mesditën e së martës.
Mediat helene raportojnë se 17-vjeçari Enea Topi humbi jetën në lagjen Agios Tryphons në Kavallë, pranë Fondacionit të Agia Marina. ndërsa po udhëtonte me motor.
Ai ishte duke ecur me motor me një person tjetër, kur motori është përplasur nga një kamion i madh i bashkisë Kavallë, njoftojnë mediat greke.
Kamioni i plehrave po shkonte drejt landfillit të bashkisë Kavallë, kur i riu duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar nën rrotat e mjetit të madh.
Stafi arsimor i shkollës shprehu dhimbjen e thellë për ngjarjen tragjike.
“Dhimbja na pushtoi kur pak kohë më parë u njoftuam për vdekjen e nxënësit tonë në një aksident trafiku në zonën e Agios Tryphons. Një fëmijë i lumtur, i dashur nga të gjithë, sportist, lojtar i ekipit të futbollit të shkollës sonë”, thuhet në njoftimin e shkollës./euronews
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...