Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji një mjet Mercedes me targa AA 517 TB që po vinte nga Tirana ka plagosur rëndë një tregtare që po shiste fruta në anë të rrugës. E aksidentuara është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, por për fat ë keq ka ndërruar jetë pas plagëve të rënda.
Ndërkohë, sipas “Report Tv”, drejtuesi i mjetit, shtetasi G.H, 23 vjeç, banues në fshatin “Bradashesh” Elbasan, është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...