Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur gjatë mesnatës. Aksidenti tragjik ka ndodhur në Sukth të Durrësit, ndërsa policia tha se, viktimat janë dy të rinj, që po udhëtonin me mjet dhe që janë përplasur me një mur.
“Më datë 25.10.2015 rreth orës 00.30 në lagjen “Stalla”, Sukth, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot” me targë “DR 0675 F”, ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur në bordurën anësore të rrugës dhe me një mur avllie shtetasi:
R.L. 30 vjeç, banues në Fermë-Sukth. Për pasojë, kanë humbur jetën vetë drejtuesi i mjetit dhe shtetasi: E. F. 31 vjeç, banues në Sukth.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal”, bëri të ditur Policia e Durrësit.
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan