Ngjarja ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”.
Dy automjete tip “ Benz” dhe “ Peugeot” janë përplasur me njëra-tjetrën , dhe për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje një 16-vjeçar i identifikuar me inicialet O. M., raporton për Klan News, gazetarja Anila Sefa.
Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima i ka prerë rrugën automjetit tip “ Benz” i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit , teksa 16-vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale për jetën.
Policia e Fierit ka dhënë detaje nga aksidenti tragjik. Sipas uniformave blu, viktima është një 16-vjeçar, që ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
“Fier/Informacion paraprak Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç.
Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.
Mediumi sllovak për tifozët e Kosovës: I kanë pushtuar të gj...
Të dyshuarit për vjedhje i gjenden e sekuestrohen uniforma p...
Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e marinës të Gardës Re...
Osmani përkujton masakrën e Padalishtës: Ditë e thirrjes për...
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...