Një person ka vdekur në një aksident rrugor të ndodhur në fshatin Xengë, Divjakë në orët e mbrëmjes, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas policisë, shtetasi G.B, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Fiat, me drejtues shtetasin O.K, 40 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi O.K.
Shtetasi G.B dhe shtetasi E.A, 38 vjeç (pasagjer në mjetin tip “Fiat”), ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Pasiguri tek Arsenal – largime të mëdha priten në verë
Biznesi me energji elektrike i bashkëshortes, Abdixhiku: Pre...
Reagimi i OVL-UÇK pas ftesës për Grupin Punues: Nuk jemi var...
Rritet interesimi për Thuram, francezi mund të largohet nga ...
Kusari kërkon përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për...
Loftus-Cheek poston foto me dhëmbët që i mungojnë, pas përpl...