Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, ku janë përfshirë disa automjete.
Policia njofton se nuk ka të lënduar nga aksidenti, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.
Aksidenti ka ndodhur në pjesën ku autostrada ka pësuar një devijim për shkak të rrëshqitjes së dherave. Një prej makinave mendohet se ka mbërritur me shpejtësi më të madhe nga normat e lejuara dhe pasi është përplasur me trafikndarësen është përmbysur.
Për shumë minuta qarkullimi është ndërprerë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, që po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit./Top Channel
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë