Dy persona kanë mbetur të vdekur nga një aksident i ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin rrugor Vaqarr – Ndroq.
Ata janë Athanas Xhavara 45 vjeç nga Gjirokastra dhe Edison Sefa 22 vjeç nga Tirana.
Xhavara drejtonte makinën tip Toyota me targa AA 757 DZ kurse 22-vjeçari nga Tirana ishte drejtuesi i mjetit tip Benz me targa Tr 1432 U, që u përplasën me njëra-tjetrën.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara.
Ndërkohë vijojnë hetimet lidhur me rastin.
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...
Rama: Në rrugën “Nurie Zeka” largohen mbeturinat inerte dhe ...
“Është fëmijërore, joserioze, kushdo që e ka parë si garë”, ...
Me golin e Luis Diaz, Bayern shkon në pushim me epërsi
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...