Një aksident i rëndë në punë ndodhi këtë të premte (19 qershor) në Zallher, Tiranë.
Një 45 vjeçar humbi jetën pasi u godit nga rripi i betonieres.
Shtetasi me iniciale H.Ll., punonte në një firmë të prodhimit të tubacioneve të kanalizimeve.
“Me datë 19.06.2020, në Zallher, në një firmë të prodhimit të tubacioneve të kanalizimeve, duke punuar është dëmtuar nga rripi i betonieres, shtetasi H.Ll., 45 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital” – njoftojnë uniformat blu.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...