Mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, ka ndodhur një aksident me fatalitet për vajzën E.E 27 vjece nga fshati Patos.
I menjëhershëm ka qenë intervenimi i policisë, e cila ka dhënë më shumë detaje të aksidentit i cili la një të lënduar rëndë dhe një të vdekur në vend.
“Në datën 02.11.2017, rreth orës 03:15, në aksin rrugor Patos– Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal mjeti tip “Benz” me targa AA 551 OB”, thuhet në njoftimin e policisë.
Si pasojë është aksidentuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi E.E, 27 vjeç, banues në Patos dhe ka gjetur vdekjen pasagjerja ende e paidentifikuar rreth 23 vjeçe. “Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”.
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...