Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 18:30 të ditës së martë në aksin Skërficë–Sarandë, pranë fshatit “Fushë Vërri”.
Shtetasja spanjolle Beatriz Aguilar, 48 vjeçe, duke drejtuar një automjet tip Dacia me targa AB662UB, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke shkaktuar aksidentin.
Fillimisht ajo ka goditur një automjet tjetër tip Volksëagen Golf, me targa AA390UN, i drejtuar nga shtetasi Flavio Sula, 20 vjeç. Më pas, automjeti i spanjolles është përplasur me bordurën e betonit dhe është përmbysur.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës. Drejtuesja e mjetit Dacia, Beatriz Aguilar, u transportua në spitalin e Sarandës për kontroll mjekësor, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
Të dy drejtuesit e mjeteve iu nënshtruan testit të alkoolit dhe rezultuan negativë. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, i cili përfundoi vetëm me dëme materiale./euronews.al
Pagat e gjyqtarëve, Rama: Shoqata e gjyqtarëve sillet si par...
Protestë të premten kundër shtrenjtimit të energjisë elektri...
Osmani: Kosova është gati për ekonominë e gjeneratës së ardh...
Kompensimet për dëmet e vërshimeve, ato të vitit 2023 ende t...
Haradinaj në SHBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO
Bastisje në Leposaviq – gjenden armë, pjesë të uniform...