Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësoreje ka ndodhur paradite në aksin rrugor Shkodër-Lezhë pran fshatit Mabë.
Policia në një njoftim për mediat sqaron se mjeti tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen K.U.,43 vjeçe, ka përplasur këmbësoren L.K., e cila po transportohet në spitalin e Traumës Tiranë, ku ende nuk ka detaje për gjendjen shëndetësore.
Bëhet me dije se drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë një grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit.
“Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë, mjeti tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen K.U.,43 vjeçe, banuese në Mabë, Lezhë ka përplasur këmbësoren L.K., e cila po transportohet në spitalin e Traumës Tiranë”-njoftoi policia.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...