Një person ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në kryeqytet. Viktima është 60-vjeçari A.E..
Incidenti që i mori jetën 60-vjeçarit ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën “Ymer Kurti”. A.E. ishte nën drejtimin e makinës së tij tip “Mercedes Benz”, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet të parkuar, bëjnë me dije burime nga policia.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit ka ardhur pasi viktima ka pësuar infarkt.
A.E. ka ndërruar jetë rrugës për në spital, shtojnë të njëjtat burime.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...