Ka ndërruar jetë në spital burri i cili u aksidentuar pasditen e sotme në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë.
Lajmi është konfirmuar për “Syri.net” nga burime spitalore.
Ai ishte duke ecur kur është përplasur nga një makinë tip “Benz”.
Përplasja ishte e fortë dhe burri, identiteti i të cilit nuk behet ende i ditur, u transportua në spital në gjendje të rëndë. Pas mbërritjes në spital, u fut menjëherë në sallën e operacionit. Por, pavarësisht përpjekjes së mjekëve, ai ndërroi jetë disa orë më pas.
Ndërkohë, burime policore bëjnë me dije se është ndaluar drejtuesi i automjeti tip “Benz”, i cili ndodhet në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...