Një aksident rrugor me 2 persona të plagosur është regjistruar pasditen e së mërkurës, në afërsi të fshatit Vrinë në zonën e Butrinit në Shqipëri.
Sipas të dhënave paraprake, një makinë me dy shtetas të huaj doli nga rruga dhe përfundoi e përmbysur në kanalin e Butrintit.
Menjëherë në ndihmë kanë shkuar banorët e zonës të cilët arritën të nxjerrin nga mjeti dy turistët në rrezik për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca të cilët i kanë transportuar drejt Spitalit të Sarandës dy të lënduarit.
Megjithatë ata do të nisen me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar./A2cnn
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro