Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme në Pogradec.
Automjeti ka përplasur për vdekje një 18 vjeçar që po ecte në anë të rrugës.
Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Çërravë-Pogradec.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Pogradecit, ndërsa viktima është identifikuar me inicialet A.H, 18 vjeç.
“Më datë 18.05.2018, jemi njoftuar se në fshatin Çërravë-Pogradec, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Benz” me targa AA009JJ, me drejtues shtetasin K.P, banues në Korçë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin A.H, rreth 18 vjeç, banues në fshatin Çërravë, këmbësor në rrugë. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./Gazeta Express
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...
Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...