Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në minierën e Bulqizës, e si pasojë ka mbetur i plagosur një minator.
Top Channel mëson se ai ka mbetur i plagosur rëndë në një nga galeritë private të minierës. Për shkak të gjendjes së rëndë, pas ndihmës së parë të marrë në spitaline Bulqizës, ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Tiranës.
I aksidentuar është identifikuar si Vaid Neziri, i cili punonte si minator. Gjatë punës, një masiv kromi është shkëputur duke e e zënë poshtë. Fillimisht i aksidentuari është pikasur nga kolegët e punës të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen nga fronti i punës, ku më pas është dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku i është dhënë ndihma e parë.
“Me datë 29.06.2024, rreth orës 11.00, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë, shtetasi V.N me detyrë vagonist në minierë. I dëmtuari është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./tch
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...