Një asindet i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelene, ku automjeti ka dalë nga rruga.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Njoftimi
Rreth orës 13:50, në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Romës, shtetasi A.S, 46 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar mjetin fuoristradë tip “Land Rover”, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga ka gjetur vdekjen pasagjeri, shtetasi H.A, banues në Tepelenë dhe ka pësuar dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi A.S i cili po transportohet me ambulancë për në spitalin Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
Klubi i madh spanjoll hyn në garë për Goretzka
Kurti pas njohjes nga Bahamas: Njohja e katërt për Kosovën k...
Shqipëria rrit pagën bazë minimale
Zelensky: Ukraina do të përshpejtojë zhvarrosjen e viktimave...
Fakte për shtetin e 121-të që e njeh Kosovën
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...