Një aksident me pasojë lëndimin ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë pasditen e sotme.
Dy shtetas, burrë e grua, kanë humbur kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë janë plagosur të dy dhe ndodhen në spitalin e Fierit për trajtimin e nevojshëm
“Në datën 24.12.2017, ora 16:40, në autostradën Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, shtetasi K.H, 70 vjeç, banues ne fshatin Varibop, Fier duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal,” shkruhet në njoftimin e policisë.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij që ndodhej në mjet shtetesja F.H, 65 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes./syri.net
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje