Pasditen e sotme një fëmijë 5-vjeç është aksidentuar nga një makinë.
Mësohet se aksident ndodhi rreth orës 16:00 në rrugën e spitalit të Gramshit, aty ku një 32 vjeçar duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA355 SJ aksidentoi fëmijën me inicialet E.Xh., 5 vjeçe.
I mituri është transportuar në spitalin e Gramshit dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se fëmija i ka ndërprerë rrugën dhe për pasojë është përplasur nga automjeti.
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person
Elijona fton banorët për të festuar ditëlindjen e saj së bas...
FIFA dhe UEFA konfirmojnë ndryshimet statutore të FFK-së
Vodhi një televizor më 2024, arrestohet i dyshuari në Kaçani...