Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.
Mësohet se një automjet nuk ndaloi gjatë postbllokut të policisë, dhe shoferi, në tentativë për t’i shpëtuar ndjekjes nga uniformat blu, është përplasur me një tjetër automjet. Makina është përplasur edhe me një pemë që është rrëzuar më pas në trotuar, ndërsa mjeti ka përfunduar e përmbysur.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen “10 korriku” në Vlorë. Deri më tani sipas të dhënave paraprake nuk ka viktima, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur të plotë shkaqet e aksidentit.
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes