Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) informoi sot se deri në orën 12:00 janë raportuar 7 vatra zjarri.
Sipas kësaj qendre nga këto 7 vatra zjarri janë shuar 5 dhe janë aktive 2 vatra zjarri.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në: lagjen “Mulliri i Artë”, bashkia Delvinë; në fshatin Alarup, njësia administrative Çërravë, bashkia Pogradec; në rrugën e Elbasanit, njësia administrative Nr. 2, bashkia Tiranë; në fshatin Rilë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë dhe në fshatin Malaj, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.
Qarku Vlorë
Aktualisht, janë aktive vatrat në qarkun Vlorë në fshatin Llaman, bashkia Himarë, vatra e zjarrit është ende aktive, janë duke operuar: 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Himarë, 40 efektivë FA nga DRM Gjirokastër me 4 automjete transporti dhe 1 helikopter i FA.
Në mbështetje nga bashkia Himarë në terren janë edhe 30 forca nga Shërbimi Pyjor, nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Himarë, nga njësitë administrative Himarë, Horë – Vranisht dhe Lukovë.
Qarku Kukës
Në fshatin Kolsh, njësia administrative Mamëz, bashkia Kukës, po punohet për fikjen e zjarrit të rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, situata drejt përmirësimit./atsh.al
27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi...
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, Rama: Hapen rrugët për L...
Nëntë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhan...
Haxhiu: Kërkesat për takime me opozitën do të vazhdojnë, sea...
Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kër...
Ndeshja historike, Rama thirrje kryetarëve të komunave: T’i ...