Një nga kompanitë më të mëdha evropiane “Air France” ka nisur fluturimet nga Shqipëria.
Kompania franceze rifillon fluturimet drejt Tiranës 32 vjet pas fluturimit të fundit nga Rinasi.
“Është një hap i rëndësishëm sepse diaspora shqiptare përdor vende si Mynihu, tashmë do i shtohet edhe Parisi”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Zëvendëspresidenti i “Air France”, Oltion Çarkaxhija, njoftoi se si fillim do ketë dy fluturime në javë.
“Air France” kryen fluturime në mbi 300 destinacione. Për t’u përgjigjur kërkesave të kompanive evropiane ka nisur edhe zgjerimi i terminalit të aeroportit.
Sipas Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, në fund të muajit korrik pritet të përfundojnë edhe punimet./euronews.al/
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...