Ish- kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviqi theksoi se Mali i Zi është gati për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
Në fjalën e tij në samitin e tretë të Diasporës, ai u shpreh optimist se në samitin e ardhshëm, Mali i zi të jetë pjesë e familjes së madhe, dhe të gjithë sëbashku të ngrenë kulturën europiane.
“Të jemi bashkë në BE. Atje ka vend për të gjithë dhe tregohet se ne si vend historik e kemi vendin në BE. Jam i sigurt që ky samit tregon që një sfidë që ne e kishim pas me vetën e më vonë me të tjerët ka përfunduar. Tani nuk e kemi më këtë problem ndaj jemi besim plotë që samitin e 4 të jemi sëbashku në BE, të kemi një standart jetësor si ju. Jam i sigurtë nëse do kemi politika të mira do provojmë mundësinë të jemi në BE, që të gjithë sëbashku të japim vlerë e të ngremë kulturën Europiane”, tha Abazoviqi./rtsh.al/
Mallorca ballafaqohet me Gironan, Muriqi pritet të startojë ...
Hamza: Edhe këtë 1 Maj e presim me sfida
50 parashutistë nga Italia çelin sezonin turistik në aerodro...
Aksident i rëndë në Shkodër, këmbësori përplaset për vdekje ...
Fischer mbron ndërhyrjen në Kosovë më 1999: E fajësoj veten ...
Luani pozon me nusen te kulla e Haradinajve, te shtëpia e ba...