Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi me gazetarët është pyetur sërish nëse do të jetë pjesë e garës për kreun e PD në 22 maj.
I pyetur nga gazetari i Abc, Juxhin Mustafaraj, nëse do të jetë pjesë e garës dhe a i ka depozituar dokumentet, Berisha tha se do të respektojë afatet, ndërsa shtoi se ai e ka deklaruar edhe më herët se do të jetë kandidat për kreun e PD.
Ndërkohë Berisha ftoi edhe deputetët që nuk ishin pjesë e Kuvendit të 30 prillit që të bëhen pjesë e garës jo vetëm për kreun e PD por edhe për kryesinë, duke thënë se çdo votë do të publikohet.
Mustafaraj: A e keni depozituar dokumentacionin për kandidaturën tuaj?
Berisha: Nuk i kam depozituar dokumentet, unë do të respektoj afatet e caktuara.
Mustafaraj: Pra do të kandidoni?
Berisha: Asgjë nuk them me këtë unë.
Mustafaraj: Ju thatë se ky ishte Kuvendi i bashkimit, ndonëse një pjesë e madhe e deputetëve nuk morën pjesë, a kanë shanse këta që të kandidojnë për kryetarë duke patur parasysh që ata që në fillim të procesit do të paragjykohen nga anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar?
Berisha: Deputetët pa përjashtim janë anëtarë të Këshillit Kombëtar. Ajo që mund të garantoj ata që çdo votë e anëtarëve e Këshillit Kombëtar do të tregohet para kamerave, njëlloj si votat e Kuvendi, transparenca është absolute, kështu që unë mendoj se kanë shumë arsye për të kandiduar nëse dëshirojnë. Do të ketë një proces më transparentin që ka parë kjo seli. /Abcnews.al/
As Obiliqi nuk i shpëton Prokurorisë, intervistohen disa të ...
Policia arreston tre ‘dilerë’ në Mitrovicë, gjen rreth 50 qe...
KEK në regjim të jashtëzakonshëm: 3 njësi të Kosova A në ope...
Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më pa...
“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidente...
I mbijetuari i “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë: Nëna ime u v...