Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit, shtatë persona kanë humbur betejën me COVID, ndërkaq nga 3 mijë e 15 testime të bëra kanë rezultuar pozitivë 547 qytetarë.
Si rezultat numri i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 184 mijë e 887, nga të cilat aktive momentalisht janë 7 mijë e 692, si dhe kanë humbur jetën 2 mijë e 916 pacientë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174 mijë e 279 që nga fillimi i pandemisë./ TCh
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...
Kurti u del në mbrojtje krerëve të UÇK-së: Kërkesa për dënim...
Dëmet nga tërmeti: Çahet muri brenda një banese në Fushë Kos...
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...