51-vjeçari mbytet në ujërat e lumit Buna

23:10 | 11 Gusht 2015
M. A.

Një 51-vjeçar është mbytur të martën në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Zus.

Mësohet se trupi i viktimës R.K. është gjetur nga policia dhe është dërguar në morgun e Shkodrës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Ende nuk dihen rrethanat që i morën jetën 51-vjeçarit.

Kjo ngjarje vjen një ditë pasi një kufomë mashkulli rreth të 60-ve u gjet në det të hapur nga disa pushues në afërsi të Himarës.

Trupi i pajetë u dërgua në morgun e Vlorës, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale