Kosova ka qenë në vijë të parë për sa i takon ndihmës në këto ditë të vështira për Shqipërinë.
Me burime njerëzore, ndihma në ushqime, veshje, para etj, ajo ka hapur edhe dyert e shtëpive për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Por, pavarësisht ngrohjes së zemrave të shqiptarëve, nga gjithë ky solidaritet, që nuk mungoi as nga drejtime të tjera, pasojat që tërmeti shkatërrimtar la pas nuk janë vetëm materiale, por edhe psikologjike.
Tronditja që shkaktoi ai, do kohë të kapërcehet. Ndaj, tani kur një kapitull u mbyll, ai i kërkimit nën rrënoja, vëmendja kthehet edhe nga gjendja psikologjike.
50 psikologë, 4 psikiatër, 1 epidemiolog dhe mjek, po trajnohen intensivisht në Prishtinë, për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Ky ekip do të mbërrijë të dielën në Shqipëri, për ti ardhur në ndihmë popullatës, veçanërisht në zonat më të prekura.
Ndërkohë, me kërkesë të ministrisë së mbrojtjes së Shqipërisë, dhe me urdhër të komandantit të forcës së sigurisë së Kosovës, FSK nisi edhe kontigjentin e parë me pajisje ushtarake fushore drejt Shqipërisë. Kjo për shkak se pas katastrofës në vend, një numër i madh familjesh kanë mbetur pa një strehë mbi kokë./TCH
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit