Policia e Shqipërisë ka vendosur shpërblim për zbulimin e vendndodhjes dhe kapjen e Klement Balilit.
Policia e Shtetit ofron 5 milionë leke për këdo që jep informacione te sakta mbi vendndodhjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë greke. Shuma është vendosur për shkak të vështirësisë së policisë për gjetjen e ish-drejtorit te transporteve te Sarandës.
Çdo person që ka informacione mund të kontaktojë në numrin e vendosur ne dispozicion nga policia, ndërsa garantohet edhe ruajtja e anonimatit. Pak ditë më parë policia zbarkoi ne Delvine per te kontrolluar shtëpinë e Balilit.
Në operacion u angazhuan edhe forcat speciale RENEA, por nuk u gjet asnjë gjurmë e Balilit i konsideruar nga autoritete greke si “Eskobari i Ballkanit”. Hetuesit dyshojnë se 46-vjecari fshihet në Shqipëri. Ndonëse familjarët u thanë mediave se ai ndodhet në vendin fqinj, policia ka dyshime të forta se Balili nuk ka ndërmarrë një veprim të tillë, kjo për shkak te akuzave te rënda që i janë faturuar ne Greqi. Një arrestim i mundshëm i Balilit në Shqipëri do ta vështirësonte ekstradimin e tij për shkak te mungesës se marrëveshjes.
Mediumi spanjoll zbulon prapaskenat: Zinedine Zidane e refuz...
Haxhiu: Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë
Zjarr në një apartament në Tiranë
Akuzohet për kultivimin e rreth 11 mijë bimëve kanabis, ekst...
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, BE: Mbështesim lirinë e s...
Gjesti rikthehet fuqishëm me EP, publikon pak momente nga kë...