Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Tunjë”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh.
Sekuestrohen 5 kg lëndë narkotike kanabis, 3 automjete dhe 2 telefona celular.
Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.
Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, zhvilloi operacionin policor antidrogë të koduar “Tunjë”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A.B., 30 vjeç, banues në fshatin Çerrice, Çorovodë, dhe M.D., 31 vjeç, banues në fshatin Zhepe, Çorovodë.
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit M.H., 22 vjeç dhe S.Q.,23 vjeç, banues në Gramsh, ku vijon puna për kapjen e tyre.
Arrestimi dhe shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Gramsh-Tunjë, gjatë kontrollit të automjeteve , shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale , “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim./abcnews/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen