Pas festave të fundvitit, është shënuar një rritje e ndjeshme e të infektuarve me mutacionet Omicron dhe Delta të koronovirusit.
Urgjenca e spitalit të Durrësit këto ditë është përballur me një fluks të lartë qytetarësh, deri 400 vizita në 24 orë. Edhe në urgjencën pediatrike numri i vizitave është 2-3-fishuar. Shumica paraqiten me simptoma gripale, karakterizuar nga temperatura e lartë dhe ethet.
Gjergj Qerimi, shef i Urgjencës spitalore Durrës: ”Kemi një rritje të pacientëve të diagnostikuar me Covid. Kjo i atribuohet prishjes nga ana e pacientëve e rregullave të distancimit, rregullave anti-covid dhe ardhjes së emigrantëve.”
Rastet më të rënda janë shfaqur te moshat e treta, po nuk kanë munguar as te moshat e reja.
Me një situatë alarmante po përballen edhe shtetet fqinje nga ku për festa hynë në Shqipëri dhjetëra mijëra emigrantë dhe turistë.
Sipas mjekëve, si rezultat i festimeve në grup, rritja e kontakteve ndërpersonale për festa dhe thyerja e protokollit anti-covid, pritet të sjellë shtim të të infektuarve gjatë muajit janar.
”Qytetarët të mos neglizhojnë po të jenë strikt me rregullat e distancimit, mbajtjes së maskës dhe higjenës personale. Kjo do t’i vlejë jo vetëm për Covid, po dhe për sindromin gripal.”/tch
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave