Policia e Shtetit në Shqipëri ka zhvilluar gjatë 11 orëve të fundit 3 operacione, ku janë sekuestruar 97 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe janë vënë në pranga 5 persona.
Në Vlorë, në fshatin Beshisht u zhvillua operacioni “Ëest”, ku janë sekuestruar 80 kg Cannabis Sativa dhe është arrestuar poseduesi i lëndës narkotike shtetasi – Spiro Tupa, 62 vjeç, banues në fshatin Beshisht, Vlorë.
Në Lezhë është zhvilluar operacioni i koduar “Reps”, ku janë sekuestruar 11 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, është arrestuar poseduesi i lëndës narkotike shtetasi Fatmir Gjonikaj , 28 vjeç, banues në Mirditë.
Ndërsa në Mat është zhvilluar operacioni “Minuta e fundit”. Specialistet për narkotikët kanë sekuestruar 6 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe kanë vënë në pranga 3 shtetas Alfred Dedja, 30 vjeç, Jurgen Alzeneli, 21 vjeç, si edhe K.K, 18 vjeç, të gjithë banues në qytetin e Burrelit.
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...