3 muaj paraburgim ka caktuar gjykata e Solothurnit ndaj italianit që dyshohet se vrau të hënën kosovarin Arben Gashi në banesën e tij në Winznau të Zvicrës.
Mediat zvicerane, tri ditë pas ngjarjes kanë zbuluar se personi që u vra të hënën në Zvicër është kosovari Arben Gashi nga fshati Nekoc i Drenasit.
Portali “20 Minuten” që ka publikuar të dhënat rreth vrasjes është bazuar në rrëfimin e babit të viktimës dhënë një ditë më parë për Gazetën Express, bashkë me të dhënat e viktimës.
Tutje, për të njëjtin portal, Prokuroria e Solothurnit ka konfirmuar identitetin e viktimës.
“Viktima është Arben G. nga Kosova. Mosha, motivi dhe sekuenca tjera të ngjarjes janë çështje e hetimit”, citohet të ketë deklaruar zëdhënësi i kësaj prokurorie Jan Lindenpütz.
I njëjti për këtë portal ka njoftuar se ndaj të dyshuarit për vrasjen e kosovarit Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për tre muaj, përcjell në shqip Gazeta Express.
Të hënën, 32 vjeçari Arben Gashi mbeti i vrarë nga tre plumbat që iu shkrepen në trup nga një i dyshuar italian në komunën e Winznaut, të kantonit gjermanishtfolës të Solothurnit.
Kosovari, nga Nekoci i Drenasit, mendohet të jetë viktimë e gabimit të vrasësit nga Italia, i cili kërkonte një serb për të larë disa hesape të një problemi që kishin mes vete, kohë më parë.
Vrasësi, Italiani 38 vjeçar, i arrestuar nga policia helvete, ka pranuar krimin e kryer më 4 korrik.
Babai Ibish Gashi thotë se nuk ka shumë informacione për të birin. Por, vetëm e di se i është vrarë nga një italian dhe se vrasja ka ndodhur gabimisht.
Arben Gashi, sipas familjarëve, kishte rreth 4 vite që jetonte në vendet gjermano folëse, Gjermani e Zvicër. Të njëjtit pohojnë se, i ndjeri në Kosovë ka qenë para dy muajsh.

Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...