Shkon në tre numri i fëmijëve të infektuar me fruth gjatë muajit dhjetor. Situata epidemiologjike po monitorohet nga ISHP dhe rastet janë të izoluara
“Deri më tani janë raportuar 3 raste me fruth. Të tria rastet janë të pa vaksinuar dhe janë bërë hetimet epidemiologjike dhe janë marrë masat paraprake. Fëmijët janë të izoluar. Po bëhet hetimi edhe në çerdhe, edhe në familje e kudo” , u shpreh Manjola Shtylla, Kryevaksinatore NJVKSH.
Kryevakisnatorja pranë kujdesit shëndetësor të Tiranës thotë për RTSH se mbulimi vaksinal ndaj sëmundjes së fruthit ka pësuar sërish rënie.
“Mbulimi vaksinal për vaksinën e MMR më të dyja dozat gjatë vitit 2025 është rreth 80%. Krahasuar me vitin 2024 deh vitet e tjera konstatohet një rënie e lehtë. Mbulimi vaksinal i kënaqshëm duhet të jetë në kufirin e 95%”, tha ajo.
Të dhënat tregojnë se vaksina ndaj fruthit, rubeolës dhe shytave shtyhet kryesisht deri dhe pas moshës 2 vjeç për shkak të hezitimit që prindërit kanë ndaj sëmundjes së autizimit duke bërë që fëmija të mbetet i pambrojtur dhe i ekspozuar ndaj infektimeve.
Inspektorati ka nisur kontrollet në çerdhe e kopshte , publike e private dhe për çdo rast të konstatuar kanë lënë afate.
“Në çerdhet private është bërë monitorimi dhe fëmijët që janë gjetur pa vaksinuar është një afat kohor që prindërit të vaksinojnë fëmijët”, theksoi Shtylla.
Nga hetimet e kryerja fëmijët e pa vaksinuar janë kryesisht ata që mbahen në shtëpi ose ata që frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet private. Çdo fëmijë i pa vaksinuar do të mbetet jashtë dyerve të institucioneve nëse prindërit nuk marrin masa.
Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Pro...
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se ë...
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...
Tragjedi në Austri: Vdesin tre skiatorë, u bllokuan nga orte...
Pamje nga momenti kur Altin Ndoci dërgohet drejt spitalit pa...
Rusia dënon kërcënimet e SHBA ndaj Iranit