Kryeministri shqiptar Edi Rama, në një “live” në Facebook, njoftoi se ditën e sotme janë regjistruar 1236 raste të reja me COVID-19.
Për numrin e lartë të rasteve të reja me koronavirus, Rama ka fajësuar festimet e fundvitit dhe mungesën e masave shtrënguese.
“Efekti i festave, i mungesës së plotë të shtrëngimeve dhe patjetër edhe efekti i variantit të ri Omicron, që ka një shpejtësi më të madhe transmetimi sesa variantet e mëparshme. 107 persona ndodhen tani që flasim të shtruar në Infektiv, që mbi 95% lidhen me mosvaksinimin”, ka thënë ai.
Ditën e djeshme rastet e reja me koronavirus në Shqipëri ishin 801.
Kreu i qeverisë foli edhe për situatën energjetike në Kosovë ku u shpreh se edhe në vijim Shqipëria do ta ndihmojë kur ta ketë mundësinë.
“Kosova është në një situatë kritike që lidhet edhe me një trashëgimit të vështirë edhe të një sistemi jashtëzakonisht problematik. Ne e kemi dhënë ndihmën tonë për Kosovën. Më vjen mirë që mundëm ta ndihmojmë përsëri pasi patëm një ndërprerje për disa ditë për pamundësinë tonë. Do të shikojmë në vijim çdo rast dhe sido që të jetë mundësia, sado e vogël, ne përsëri do të japim ndihmën tonë për Kosovën”, tha Rama./TVKLAN/
Nisë Java e Integritetit, jepet mesazhi për anti korrupsion
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...
Voziti mbi shpejtësinë e lejuar, polica e lë një vit pa leje...
Bedri Hamza i kërkon BE-së t’i heqë sanksionet pavarësisht s...
Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate në Mit...
Liverpooli zgjedh zëvendësuesin e Salah, ka gati ofertën pre...