Sot, mbi 27 mijë maturantë në të gjith Shqipërinë do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës së Huaj. Testimi zyrtarisht nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta.
Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollave përkatëse që prej orës 08:30, të pajisur me një dokument identifikimi, kartë ID ose pasaportë. Vlen të theksohet se mbajtja e telefonave është e ndaluar.
Më 10 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe, më pas më 17 qershor ai i Matematikës dhe i fundit është provimi me zgjedhje, më 24 qershor. Për secilin, orari është njësoj.
Rezultatet e këtyre katër provimeve kanë rëndësi edhe për hyrjen në universitete pasi maturantët fitojnë rreth 50% të pikëve nga notat e tyre, raporton Tv Klan.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...