Viti 2017 ka qenë viti me numrin më të ulët të personave që kanë vdekur nga aksidentet rrugor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola në studion e lajmeve të Ora News bëri një bilanc për vitin që po lëmë pas. Sipas tij në 2017 kanë vdekur 215 persona nga aksidentet rrugore, një shifër kjo më e ulët duke e krahasuar me 270 që ka qenë vitin e kaluar.
Tola dhe se po në vitin 2017 janë ndëshkuar 1800 drejtues mjetesh në gjendje të dehur për të cilët ka nisur edhe ndjekja penale. Drejtori i Përgjithshëm i Qarkullimit Rrugor tha se masat e policisë në natën e ndërrimit të viteve do të përqendrohen pikërisht në këtë drejtim.
Ai u shpreh se fokusi i policisë rrugore në 2018 do të jetë kontrolli dixhital i akseve rrugore në të gjithë territorin e vendit./ora news
Tërmet në Shqipëri
Rama për shembjen e tokës: Primare restaurimi i rrymës dhe u...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Shembja e rrugës, ende pa rrymë një pjesë e Prishtinës
Moti në Shqipëri i qetë dhe reshje të izoluara
Aksion kundër informalitetit në Durrës, Task-forca godet abu...