Google ADS

20-vjeçarja tregon momentet e fundit me Arbenin:Pata merak mos vinte burri

21:37 | 28 Janar 2019
Trina Galanxhi

Vrasja e Arben Gjeçit pak ditë më parë, sipas prokurorisë ka si motiv kryesor një lidhje dashuri mes viktimës dhe një 20 vjeçareje, banore e fshatit Bastar i mesëm. Elida Cani gjatë marrjes në pyetje ka pranuar lidhjen intime me Arben Gjeçin, baba i tre fëmijëve.

“Arbeni erdhi kur im shoq nuk ishte në shtëpi. Vendi ku takoheshim ne të dy është një dhomë e veçuar nga shtëpia. Pata merak se mos vinte burri dhe i thashë Arbenit, por ai më tha të rrija e qetë se burri po pinte kafe. Nuk pashë askënd se kush e qëlloi, sepse aty është një mur që s’të lejon të shikosh. Dola me vrap dhe e pashë të përpëlitej, hodha sytë ngado, por nuk pashë askënd. Arbeni gjendej aty në mes të pellgut me gjak. Jam e traumatizuar nga ngjarja që ka ndodhur. Mua më tha burri që të fshija gjakun dhe e fshiva. Në lidhje me ngjarjen unë shpjegimet do i jap vetëm në prani të avokatit”.

Kjo është deklarata e saj para hetuesve, raporton Abc News, ndërsa dëshmi kyçe konsiderohet ajo e Esat Canit, i dyshuar si autor i vrasjes së Arben Gjecit. Sipas deklarimit të Esatit, Aben Gjeçi kishte e linjën e trasportit me furgon nga Bastar i Mesëm në Tiranë dhe ka ngacmuar me sy nga pasqyra si të fejuarën e tij e po kështu edhe motrën.

Esat Cani ka deklaruar në polici: “Ditën e ngjarjes dola nga banesa dhe i thashë babait që po iki për në punë, kur po kaloja te lokali, pashë furgonin e Arbenit, por jo atë. Në këtë moment shkova në shtëpi mora një shufër hekuri dhe ika të shtëpia e motrës dhe qëndrova pas kashtores. Nga ai pozicion pashë te dera ku depërtonte drita një lëvizje, pasi u hap dera doli Arben Gjeci. Nuk kam pasur qëllim që ta vrisja, por ta rrihja që të vuante ca kohë”.

Po kështu i akuzuar për ngjarjen e rëndë është dhe bashkëshorti i Elida Canit, Dëfrim Kurti. 29-vjeçari Kurti ka pranuar se ishte ai personi që kishte hartuar skenarin se Arbeni ka rënë nga lartësia, për të fshehur ngjarjen.

Shpërndaje në rrjete sociale