Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se ka pasur 20 vatra zjarri në vend.
Nga këto, 17 janë shuar, teksa ende 3 vatrja zjarr janë aktive.
Informacion mbi situatën e zjarreve
Data 23.06.2025, ora 21:00
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 21:00, datë 23.06.2025, janë raportuar 20 vatra zjarri.
Nga këto janë shuar 17 vatra zjarri dhe janë aktive 3 vatra zjarri.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
Në lagjen “Mulliri i Artë”, bashkia Delvinë.
Në fshatin Alarup, njësia administrative Çërravë, bashkia Pogradec.
Në në rrugën e Elbasanit, njësia administrative Nr. 2, bashkia Tiranë.
Në fshatin Rilë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.
Në fshatin Malaj, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.
Në fshatin Vanë, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë.
Në lagjen “Xile Lici”, bashkia Gramsh.
Në fshatin Kotë, bashkia Selenicë.
Në “Rrugën e Arbrit”, Nj.Adm.Zall-Bastar, Bashkia Tiranë.
Në fshatin Dukas, bashkia Patos.
Në Shëngjin, bashkia Lezhë
Në fshatin Visokë, njësia administrative Qëndër Dukas, bashkia Mallakastër.
Në lagjen “Çlirim” te një fabrikë e perpunimit te drurit, bashkia Berat.
Në Ksamil, bashkia Sarandë
Në fshatin Mërqi, njësia administrative Kallmet, bashkia Lezhë.
Në në zonën e Shkozës, njësia administrative Nr. 1, bashkia Tiranë.
Te kryqëzimi i Rilës, në aksin Lezhë-Laç./abcnews.al
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...