Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një vajzë 2-vjeçare ka pësuar djegie pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë.
Sipas informacioneve zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur më 30 shtator në lagjen “Skënderbeg”, në banesat sociale ku qëndronte e mitura.
Menjëherë pas incidentit, e mitura u dërgua në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku mori ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, ajo është transportuar më pas drejt QSUT-së në Tiranë për trajtim të specializuar.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa nuk dihet ende gjendja aktuale e vogëlushes.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër