Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mblidhen sot në seancë parlamentare prej orës 10:00 pasi dita e djeshme përkoi me pushimin zyrtar. Në rendin e ditës parashikohen një sërë projektligjesh të kaluara me parë në komisionet respektive.
Në listë janë projektligji për Gardën e Republikës, për ndryshimin e emërtimeve të njësisë së qeverisjes vendore, shtesat në projektligjin për krijimin e agjencisë së Diasporës si dhe projektligji për sigurimin e detyrueshëm të transportit rrugor ku prezantohet edhe sistemi “bonus malus” që nënkupton çmime të ndryshme për shoferët në varësi të mirëdrejtimit të mjetit në të shkuarën, raporton A2.
Këtë pikë qeveria ia ka lënë në dorë vet kompanive të sigurimit. Nuk mungon në rendin e ditës as dekreti i presidentit të Republikës që kthen ligjin për karrierën ushtarake.
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri