Ka nisur në Tiranë “Parada e Shqiptarëve”, ku shqiptarë nga treva të ndryshme janë mbledhur për të festuar 111 vjetorin e Pavarësisë.
Nga pamjet duket se të pranishmit janë grumbulluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me flamuj dhe simbole kombëtare.
Nuk kanë munguar në paradë edhe këngët e vallet shqiptare, mes të cilave “Mora Fjalë”, e cila është kthyer në një “himn” për shqiptarët kudo ku ndodhen.
Po ashtu nuk kanë munguar as motoristët të cilët po marshojnë në nder të përvjetorit të 111 të Pavarësisë.
Kujtojmë se 111 vite më parë Shqipëria fitoi Pavarësinë nga Perandoria Osmane, nga e cila kontrollohej prej rreth 500 vitesh./euronews

Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...