Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është arrestuar në Laç, Everest Veseli, 34 vjeç, pasi ishte i kërkuar nga Italia.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ai është i dënuar me mbi gjashtë vjet burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa.
“Në vijim të bashkëpunimit me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 43”, lokalizuan në Laç, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Everest Aliu alias Everest Veseli, 34 vjeç”.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 22.07.2024, e ka dënuar me 6 vjet, 5 muaj e 22 ditë burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa. Në muajin shtator të vitit 2014, ky grup ka kryer 12 vjedhje të tilla në banesa në provincën e Florences”, thuhet në njoftim.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë