18 vjeçari i cili kishte kërcënuar ish të dashurën me një video intime, duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash është rrëfyer në polici se gjithçka ka ndodhur për shkak të një borxhi. I riu nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë, pasi ka shantazhuar ish-të dashurën 18-vjeçare.
Argjend Ajdini e ka kërcënuar vajzën se do t’i nxirrte video intime në internet, video të cilën e kishte regjistruar me telefon. Nën kërcënimin e publikimit të videos me përmbajtje intime, i riu dyshohet se i ka marr ish-të dashurës shumën e rreth 6 mijë eurove si dhe i ka grabitur dhe disa bizhuteri me vlerë.
18-vjeçari ka pranuar se ka xhiruar vajzën me celular, dhe e ka mbajtur për një kohë të gjatë një video intime të së dashurës kurse paratë i’a ka marrë pasi kishte borxhe për të shlyer.
Por, nëna e 18-vjeçarit Ajdini ka deklaruar para oficerëve të policisë se nuk e njeh fare vajzën e cila ka denoncuar të birin. “Nuk e njoh, djali ka shumë shoqe, është i ri, si çdo moshatar i tij. Unë nuk kam qenë në dijeni të gjithë kësaj ngjarjeje për të cilën akuzohet im bir. Por dyshoj mos është ndonjë mashtrim, apo kurth që i ngrihet tim biri”, ka dëshmuar 45-vjeçarja. /albeu.com/
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 milia...
Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, të paktën dhjetë vik...
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...