Mbi 151 mijë shqiptarë, që jetojnë jashtë Shqipërisë, janë regjistruar deri më tani në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nga 189.088 qytetarë, që kanë bërë kërkesë për regjistrim, janë pranuar 151.797 prej tyre, ndërkohë që janë refuzuar 36.743 persona.
Shumica e zgjedhësve të regjistruar janë nga Tirana, duke vijuar më pas me Fierin, Durrësin, Elbasanin, Korçën, Vlorën, Beratin dhe Shkodrën.
Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, emigrantët do të votojnë në vendin ku ata jetojnë. Afati i fundit për t’u aplikuar për regjistrim është 5 marsi./tch
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos