Policia greke ka sekuestruar 1 kg kokainë të fshehur në autobusin e linjës Tiranë – Athinë.
Sipas mediave greke, autoritetet kufitare të Greqisë kishin informacion se autobusi që ishte nisur nga Tirana dhe po udhëtonte drejt Greqisë, po transportonte edhe lëndë narkotike.
Agjentët kufitarë ushtruan kontrolle të hollësishme në autobus, deri sa gjetën kokainën të fshehur pranë sediljes së shoferit. Ky i fundit, kur kuptoi se policia kishte zbuluar drogën, braktisi autobusin dhe u largua me vrap drejt territorit shqiptar.
Nuk dihet nëse ai është arrestuar nga policia jonë kufitare apo ndodhet në arrati, shkruan tvKlan. Ndërkohë, pasagjerët e autobusit që po udhëtonin drejt Athinës, qëndruan për disa orë në Kakavijë, deri sa mbërriti një tjetër autobus nga Shqipëria. Hetimet e policisë janë duke vazhduar për të zbardhur tërësisht këtë trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Tahiri: PDK nuk do ta votojë Buxhetin 2026
Kuvendi diskuton Projektbuxhetin 2026, përfshihet edhe buxhe...
Dështon rezoluta për ish-krerët e UÇK-së, deputetët maqedona...
Deputeti Zlatan Elek largohet nga Kuvendi, Nikoliq merr vend...
Seanca plenare për buxhetin 2026 nis në Kuvendin e Kosovës
Përkujtohet 37-vjetori i grevës së minatorëve të Trepçës