Udhëtimi i 820 pasagjereve që po lundrojnë drejt Durrësit me tragetin “Bridge” të linjës Ankona-Durrës pritet të zgjasë jashtë çdo parashikimi.
Ata duhet të mbërrinin në port të shtunën rreth orës 17:00, por për shkak të një defekti në motor pritet të ankorohet rreth orës 08:00 të së dielës. Sipas kapitenit të portit të Durrësit, për shkak të defektit trageti po lundron vetëm me një nga dy motorët, me një shpejtësi të reduktuar 9 milje në orë. Në traget ka dhe shumë familje emigrantesh që kthehen në atdhe për pushimet e verës.
Temperaturat e larta dhe orët e gjata të qëndrimit në det të hapur mësohet se kanë shkaktuar irritim dhe panik te një pjesë e udhëtarëve, ndërsa kompania “Adria Ferries”, së cilës i përket trageti, në një njoftim për shtyp sqaron se të gjithë udhëtarëve në bord po u ofrohet asistencë, ushqim dhe pije. Kompania ka anuluar përkohësisht nisjet nga Durrësi drejt Ankonës të shtunën dhe nga Ankona drejt Durrësit të dielën.
Mac Allister hero, Liverpooli merr fitore në frymën e fundit...
Kreshma e Madhe e Pashkës nis më 23 shkurt, mesazhi i Kryepi...
Kosova dhe Iowa drejt zgjerimit të bashkëpunimit institucion...
Katër banorët e Big Brother VIP Albania 5 që po agjërojnë kë...
Hygerta vlerëson Elijonën, ia ke dalë
Muçi asiston në fitoren e Trabznosporit