Dy ditë pasi Ministria e Arsimit e Shqipërisë u dërgoi universiteteve të dhënat për maturantët që duan të ndjekin studimet e larta, Fakulteti i Ekonomisë dhe ai i Drejtësisë kanë gati listat e fituesve dhe renditjen e aplikantëve sipas pikëve për raundin e parë.
“Në Fakultetin e Ekonomisë ka pasur 20 mijë e 416 aplikime, në vend të parë është administrim biznesi. Në Fakultetin e Ekonomisë nga 1280 kuota pa filialin e Sarandës, nëse regjistrohen të gjithë fituesit e shpallur sot na mbeten 395 kuota të lira. Janë të gjitha mundësitë që çdo kandidat me një mesatare të paktën mbi 7.5 të bëhet student në fakultetin e ekonomisë”, shprehet Dhori Kule, dekan i Fakultetit të Ekonomisë.
Njësoj si praktika e vitit të kaluar, për këtë raund të parë, kandidatët do të kenë në dispozicion 7 faza për t’u shpallur fitues. Dekani i Drejtësisë thotë se megjithë kërkesat e larta, mundësitë janë të mëdha“Ne kemi 6435 aplikime. Nëse edhe sivjet do të regjistrojmë 400 studentë, mbeten 300-350 kuota të paplotësuara që do të plotësohen në fazat e tjera të raundit të parë”, thotë Artan Hoxha, Dekan Fakulteti i Drejtësisë.
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit kandidatët kanë vetëm 48 orë kohë për t’u regjistruar nga njëra fazë në tjetrën, ndërsa mundësia e vetme për tu çregjistruar është data 12 shtator.Universiteti i Tiranës: aplikimet 2017-2018Fakulteti i Ekonomisë 20.416 aplikime
Administrim Biznes 6987
Financa 5500
Ekonomiks 4000
Informatika Ekonomike 4000Filiali i Sarandës 92
395 kuota të paplotësuaraFakulteti i Drejtësisë: 6435 aplikime
300-350 kuota të paplotësuara.
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania