Java në Shqipëri do të nisë me reshje shiu që do të përfshijnë të gjithë vendin. Meteorologët kanë parashikuar që në zonat e thella të ketë edhe dëborë.
“Orët në vijim sjellim shtim të vranësirave ku do ketë shi në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore, natën reshje në gjithë territorin. E hëna dhe e marta me shi dhe të martën dëborë në zonat e thella malore”, tha meteorologu Hakil Osmani.
Bashkë me reshjet e shut do të ketë edhe ulje të temperaturave ne vend.
“Temperaturat e ajrit do pësojnë rënie në fillim jave që do arrijnë deri në -2 dhe deri në -3 të martën dhe të mërkurën kurse maksimumi deri në 14 gradë Celsius. Të mërkurën dhe në vijim do kemi përmirësim të kushteve të ajrit”, tha ai.
Problematike sipas meteorologëve do të jetë era e fortë që do të arrije deri në 65 km/h.
“Parametri i erës i fortë, në det deri në 65 km/h, dallgëzim 5-6 ballë që do të sjellë problematike sa i përket trafikut detar”, tha Osmani.
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...