Kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, ka thënë se Shqipëria nuk do pranohet në BE pa Kosovën dhe Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën ka për të ndodhur shumë shpejt.
Për Danajn ka ardhur koha që ne si shqiptarë të mos bëjmë vetëm thjesht deklarata por të hartojmë një platformë të qartë të bashkimit dhe t’ia prezantojmë atë Brukselit.
Kur e thotë këtë, Danaj bazohet në deklaratën e fundit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, dhe e quan një paralajmërim për bashkimin dhe jo një provokim ashtu sikurse u shprehën qeveritarët serbë, apo të tjerë përfaqësues pa emër të ambasadave.
Për Koço Danaj bashkimi i shqiptarëve pasqyrohet më së miri të përbërja e kombëtares shqiptare të futbollit, apo te unifikimi i kurrikulave arsimore, doganave e gjithë marrëveshjeve të tjera që kanë dalë nga mbledhjet e dy qeverive, veçse bashkimi i vërtetë është ai i gjithë kombit shqiptar, i të gjitha trojeve shqiptare, nën një qeveri të vetme.
“Nuk kemi të bëjmë me një provokim, kemi të bëjmë me një reagim, ndryshe nga herët e tjera, shumë të vakët. Po ju sjell një shembull; reagimi i Ambasadës Amerikane ishte pa emër. Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-ve u shpreh se ndoshta nuk ka ardhur koha për gjëra të tilla. SHBA kur do të prononcohet për një problem, në të gjithë hapësirën e kombit shqiptar flet me emra, me emër ambasadori me emër këshilltari, me emër zëdhënësi të Departamentit të Shtetit etj. Këtë herë pa emër. Ndërsa nga BE kishim një serbe, me origjinë serbe, Koçijanciç, e cila natyrisht nuk mund të shprehej ndryshe. Nuk kishim Mogerinin, shefen e politikës së jashtme. Kishim një Kukan i cili është sllovak dhe ka probleme brenda me hungarezët që janë në Sllovaki, dhe natyrisht nuk mund të fliste ndryshe. Ndërsa fjalën provokim më shumë e kishim te serbët dhe te grekët, një gjë që është e pritshme. Vuçic nuk mund të flas me tjetër gjuhë, për më tepër Vuçic arriti deri atje sa të thotë se ne nuk e lejojmë, pra foli me gjuhën e Sllobodan Millosheviçit. Doni t’ju jap një shembull shumë të freskët, të pastër e të kuptueshëm për të gjithë shqiptarët? Merrni Kombëtaren e Republikës së Shqipërisë që në thelb është kombëtarja e Shqipërisë Natyrale, është gati të hyjë në eliminatoret, në finalet e kampionatit Europian që do zhvillohet në Francë vitin që vjen. Pse? Sepse realisht ka ndodhur bashkimi i kombit shqiptar. Imagjinoni sikur kjo kombëtare të mos e kishte në skuadër Lenjanin që është nga Presheva; Lorik Canën që është nga Kosova; Mërgim Mavraj që është nga Kosova, Berishën e Shkëlzen Gashin që është nga Kosova etj, do ishte vërtet kaq e mirë sa është sot? Jo. Ja shembulli konkret se çfarë mund të arrijë kombi shqiptar edhe në fusha të tjera kur bashkohet. Do ti kursente edhe Bashkimit Europian miliona e miliona euro që sot i harxhon për EULEX-in apo që nesër do ti harxhojë për famëkeqen Gjykatë Speciale që duan të krijojnë në Prishtinë”, thotë Danaj në një intervistë për Kosovapress.
Por sa është me rrezik ky bashkim dhe sa do të ngjallte konflikte dhe reagime të shteteve tjera, Danaj përmend rastin e fundit në Maqedoni. Ngjarjet e fundit në këtë vend sipas Koço Danajt, tregojnë vërtet se shqiptarët në Maqedoni janë të fyer dhe nuk do të durojnë më.
Madje thotë se Maqedonia është në prag të shpërbërjes./Arbresh.info/
Banorët e Hajvalisë prej ditësh me ndërprerje të rrymës, ank...
BE-ja heq dorë nga ndalimi i motorëve me djegie nga 2035
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...